Follow us on:

Ambasadori Boja dorëzoi letrat kredenciale te mbreti i Arabisë Saudite

Xhide, 15 korrik – Ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, ka dorëzuar letrat kredenciale te mbreti i Arabisë Saudite, mbreti Abdullah. Me këtë rast, ambasadori Boja i ka përcjell mbretit Abdullah falënderimet dhe mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite dhe për faktin që ka qenë një nga shtetet e para arabe që ka njohur vendin tonë.

Ambasadori Boja shprehu interesimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin dhe zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale në fusha me interes të përbashkët për të dy vendet.

Në të njëjtën ditë, lerat kredenciale i dorëzuan edhe 30 ambasadorë të tjerë.