Follow us on:

Ambasadori Boja dorëzon letrat kredenciale në Katar

Doha, 23 prill - Ambasadori i Kosovës në Riad, Rexhep Boja, i ka dorëzuar letrat kredenciale si ambasador jorezident i Kosovës në Katar.

Ambasadori Boja i dorëzoi letrat kredenciale te zëvendësi i Emirit të Katarit, princi i kurorës Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani.
Në të njëjtën ditë, letrat kredenciale i dorëzuan edhe ambasadorët nga dhjetë vende të tjera.

Pas pranimit të letrave kredenciale, princi Tamim u interesua për zhvillimet në Kosovës dhe u zotua se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për vendin tonë. 


Ambasadori Boja më 21 prill ka dorëzuar kopjet e letrave kredenciale në MPJ-në e Katarit.