Follow us on:

Ambasadori Mjeku takoi zëvendësministrin për Çështje Konsullore

Rijad, 17 nëntor – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite Lulzim Mjeku takoi sot zëvendësministrin e Punëve të Jashtme për Çështje Konsullore, ambasadorin Tamim Bin Majed Al-Dosari. Në takim u shpreh kënaqësia për marrëdhëniet e shkëlqyera politike ndërmjet dy shteteve të cilat hapin rrugë për thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.