Follow us on:

Ambasadori Mjeku i dhuroi disa libra biliotekës së Qendrës për Kërkime dhe të Studimeve Islame Mbreti Fejsal

Rijad, 11 nëntor 2020 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite Lulzim Mjeku, vizitoi sot bibliotekën e Qendrës për Kërkime dhe të Studimeve Islame Mbreti Fejsal, ku u prit nga udhëheqësi i Bibliotekës, Abdullah Al Kuiter. Mikpritësit treguan koleksionin e pasur me libra të rrallë në botë dhe ekspozitën e tanishme me artefakte nga rajoni. Vizita ofroi rastin që të dy palët të njihen me mundësitë ekzistuese për shkëmbimin e literaturës dhe ekspertëve në fusha të ndryshme.

Ambasadori Mjeku në fund të vizitës dhuroi disa libra në mënyrë që biblioteka të fillojë ta ketë këndin me libra të Kosovës.

Më heret këtë vit ambasadori, Mjeku pati takuar Naltësinë e tij, Princin Turki Al Fejsal, kryetar i Qendrës për Kërkime dhe të Studimeve Islame Mbreti Fejsal, në Rijad.​