Follow us on:

Diplomacia publike në shërbim të thellimit të marrëdhënieve dypalëshe

Rijad, 4 nëntor 2020 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Arabisë Saudite, z.Lulzim Mjeku zhvilloi sot takim me zëvendësministrin e punëve të jashtme për diplomaci publike, z. Fahd Abualnasr. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet dyplëshe dhe mënyrat për avancimin e bashkëpunimit kulturor e medial ndërmjet dy vendeve.

Po ashtu, në këtë takim u shqyrtuan edhe çështje të interesit të përbashkët midis Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.