Follow us on:

Regjistrimi i lindjes

Regjistrimi i faktit të lindjes

Me pranimin e fletëkërkesës (vendoset dhe si link i veçante nga ku hapet fletëkërkesa) për regjistrimin e lindjes së fëmijës në librin amëz të lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:

Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës:

  • Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apo letërnjoftim i Kosovës, certifikatë të lindjes së Kosovës ose certifikatë të shtetësisë së Kosovës;
  • Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
  • Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.


Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas Kosovës ndërsa tjetri jo:

  • Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
  • Dokumentet që tregojnë shtetësinë e prindit jo-kosovar,
  • Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës,
  • Një kopje të certifikatës internacionale  të lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit; 
  • Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre


Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur:
      

  • Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
  • Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të “panjohur”;


Formulari i kërkesës për regjistrimin e lindjes