Follow us on:

Për ambasadën

Mbretëria e Arabisë Saudite është prej shteteve të para që ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky vend ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike është bërë më 7 gusht 2009. Kosova ka hapur ambasadën në Riad në maj 2010, ndërsa Arabia Saudite mbulon vendin tonë nga Tirana. 


Një prej funksioneve kryesore të Ambasadës është përfaqësimi, promovimi dhe mundësimi i zhvillimit të marrëdhënieve politike, ekonomike dhe kulturore me Mbretërinë e Arabisë Saudite. 


Arabia Saudite është një vend partner, mik dhe prej mbështetëseve kryesore të Republikës së Kosovës.


Orari i punës

Orari i punës së Ambasadës është nga ora 9:00 deri në ora 15:00, çdo ditë pune.


Ambasada nuk punon në ditë festash zyrtare të Republikës së Kosovës dhe as për ato të Mbretërisë së Arabisë Saudite. 


Për çështje konsullore, kontaktoni zyrtarët e ambasadës për informata të nevojshme dhe për caktim të takimit.



Harta ne google