Pajisja me letërnjoftim të Republikës së Kosovës
Për tu pajisur me letërnjoftim të RKS, në të gjitha rastet apikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasadë.
1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë:
Çertifikata e lindjes
Çertifikata e martesës
Çertifikata e shtetësisë
Çertifikata e vendbanimit
2. Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Kosovës:
Letërnjoftimi i UNMIK-ut
Raporti policor për humbje të letërnjoftimit të UNMIK-ut
Çertifikata e lindjes
Çertifikata e martesës
Çertifikata e shtetësisë
Çertifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese)
3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit:
Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston
Raporti policor i shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (jo më i vjetër se 3 muaj)
Letërnjoftimi i dëmtuar
Dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj
Dëshmia e pagesës për letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit
4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale:
Letërnjoftimi
Çertifikata e lindjes
Çertifikata e martesës
Vendimi për ndërrimin e të dhënave
Raporti policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
Letërnjoftimi i dëmtuar (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
Çertifikata e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
Dëshmia e pagesës për letërnjoftimin e ndryshuar
5. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ripërtrirjes së të dhënave:
Letërnjoftimi
Çertifikata e lindjes
Çertifikata e martesës
Vendimin për ndërrimin e të dhënave
Raporti policor i shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se aplikuesit për ndërrim të të dhënave i ka humbur letërnjoftimi)
Letërnjoftimi i dëmtuar (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
Çertifikata e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)