Shërbimi konsullor në Riad inkurajon regjistrimin e shtetasve të Kosovës në rrethin konsullor, në mënyrë që të mundësohet ofrimi efikas i shërbimeve konsullore.
Inkurajohet gjithashtu dhe regjistrimi i shtetasve të Kosovës vizitorë, të cilët nuk jetojnë në rrethin konsullor.
Për tu regjistruar, shtetasi i Kosovës duhet të paraqesë dokumentacionin, i cili tregon shtetësinë kosovare, si dhe të dhënat kontaktuese.
Regjistrimi në misionin konsullor mbetet i vlefshëm për një periudhë dhjetëvjeçare (10) për banorët e rrethit konsullor. Pas kësaj periudhe mund të bëhet çregjistrimi nga baza e të dhënave e misionit konsullor. Për vizitorët, periudha e vlefshmërisë së regjistrimit do të jetë në përputhje me vlefshmërinë e lejes së qëndrimit.
Luten shtetasit e Republikës së Kosovës që mundësisht, ta shkarkojnë Formularin për regjistrimin e qytetarëve të Kosovës, ta plotësojnë atë dhe ta dërgojnë në adresën elektronike: embassy.saudiarabia@rks-gov.net.