Follow us on:

Interesimi për shtetasit e Kosovës

Gjatë qëndrimit në territorin e Arabisë Saudite, shtetasit të cilët përballen përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme, mund të drejtohen tek Shërbimi konsullor në Riad për paraqitjen e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.

Ndihma që mund të ofrohet nga Shërbimi konsullor në Arabinë Saudite konsiston në:

  • Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
  • Ofrimin e ndihmës për të burgosurit ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Arabisë Saudite;
  • Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur vdekjen në Arabinë Saudite dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.

Ndihma mund të ofrohet vetëm atëherë kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon njëkohësisht dhe shtetësinë e shtetit pranues. Ofrimi i ndihmës në rrethana të jashtëzakonshme, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me rrezikshmëri të lartë, shtrihet dhe tek anëtarët e familjes së shtetasve.

Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të njoftojnë Shërbimin konsullore dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e cila konsiston në:

  • njoftimin e familjarëve për arrestimin;
  • adresimin tek avokati mbrojtës apo
  • kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.

Në raste të vdekjes së shtetasit të Kosovës në territorin e Arabisë Saudite, shërbimi konsullor mund të ofrojë listën e agjencive të shërbimeve funerale dhe çmimoren e përafërt, si dhe të regjistrojnë aktin e vdekjes dhe të lëshojë dokumentacionin e nevojshëm për rikthimin e trupit të të ndjerit. Shërbimi konsullor nuk mbulon shpenzimet për riatdhesimin e kufomës.