Follow us on:

Shërbimi konsullor

Ofrimi i shërbimeve efikase konsullore dhe mbrojtja e interesave të shtetasve të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me legjislacionin në fuqi të shtetit pranues ka qenë dhe mbetet njëri nga prioritet kryesore i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës/Hagë. Si rrjedhim, të gjithë klientët konsullorë që jetojnë në rrethin përkatës të juridiksionit të Misionit Diplomatik/Konsullor të Republikës së Kosovës në Holandë mund të paraqesin kërkesa për këto shërbime konsullore:

-    Pajisje me fletudhëtim për kthim;
-    Aplikim për pasaportë të Republikës së Kosovës (për kategorinë e shtetasve që janë pajisur me Letërnjoftim të Kosovës);
-    Aplikim për regjistrimin e fakteve të gjendjes civile (lindje, martesë, vdekje);
-    Aplikim për fitimin e shtetësisë së Kosovës;
-    Aplikim për heqje dorë nga shtetësia e Kosovës me lirim;
-    Vërtetimeve të çdo lloji (që nënkuptojnë, por nuk kufizohen vetëm në: vërtetim për kthimin e trupit të pajetë të shtetasve të Kosovës në Kosovë; vërtetim mbi vërtetësinë e dokumenteve, vërtetim mbi shtetësinë, etj.); 
-    Shërbime të tjera në raste emergjente

Këto shërbime kanë filluar të kryhen në Ambasadën në Hagë që nga 15 Qershori i vitit 2010. Palët e interesuara mund të kontaktojnë shërbimin konsullor në numrin e telefonit si më poshtë: +31 (0) 70 30 20 025 ose përmes adresës elektronike: embassy.netherlands@rks-gov.net.

Orari i thirrjeve rreth konsultimeve për shërbime konsullore është çdo të martë nga ora 10:00-13:00h dhe çdo të enjte nga ora 13:00 – 16:00h, ndërsa orari i takimeve për shërbime konsullore është çdo të martë nga ora 13:00-16:00h dhe të enjte nga ora 10:00-13:00h.