Follow us on:

Ambasadori Greiçevci takoi Anke Gerrits nga organizata “Care for Kosovo Kids”, dhurohet donacioni

Hagë, 8 janar 2020 - Ambasada e RKS-së kishte organizuar shitjen e disa prodhimeve dhe ushqimeve vendore, mjete të dedikuara për qëllimin e kësaj organizate.

Ambasadori, Lirim Greiçevci ka pritur në njëtakim, udhëheqësen e organizatës “Care for Kosovo Kids”, Anke Gerrits.

 

Me këtë rast, Ambasadori Greiçevci i ka dhuruar edhe një donacion tëmjeteve financiare për këtë organizatë, të mbledhur nga Festivali i Ambasadaveqë është mbajtur në shtator të vitit të kaluar. Ambasada e RKS-së kishteorganizuar shitjen e disa prodhimeve dhe ushqimeve vendore, mjete të dedikuarapër qëllimin e kësaj organizate.

 

Gerrits ka falënderuar Ambasadorin Greiçevci përkëtë mundësi, ndërkohë ka folur edhe për aktivitetet e kësaj organizate.