Follow us on:

Filloi në Hagë “Festivali i Filmit të fqinjëve lindor”, Kosova përfaqësohet me filmin “Martesa”

Hagë, 7 nëntor 2018 - Në Hagë të Holandës, ka filluar zyrtarisht “Festivali i Filmit të Fqinjëve Lindor” (Eastern neighbours film festival)”, tashmë tradicional, ku shfaqen filma të producentëve nga vendet Evropës Juglindore. Festivali do të zgjasë nga 7 deri më 11 nëntor.

Këtë vit Kosova paraqitet me filmin “Martesa” të regjisores Blerta Zeqiri.

Në hapje të festivalit kanë marrë pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Lirim Greiçevci dhe Sekretarja e parë, Yllka Geci.

Filmi “Martesa” do të shfaqet të enjten më 8 nëntor nga ora 21:30, si dhe të premten më 9 nëntor nga ora 17:30 në Filmhuis në Hagë.