Follow us on:

Ambasadori Greiçevci takoi përfaqësuesit e Shoqatës “Kosova” në Holandë

Hagë, 1 nentor 2018Ambasadori, Lirim Greiçevci, i shoqëruar nga stafi i Ambasadës, Këshilltari, Besnik Ramadanaj dhe Sekretarja e Parë, Yllka Geci, ka pritur në ambientet e Ambasadës në Hagë, përfaqësuesit e Shoqatës “Kosova” në Holandë, të udhëhequr nga kryetari i saj, Enver Avdija.

Me këtë rast, Ambasadori Greiçevci ka ofruar bashkëpunim të plotë të Ambasadës me shoqatën dhe komunitetin tonë në Holandë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e shoqatës kanë uruar Ambasadorin Greiçevci për detyrën e re. Në takim është diskutuar për projekte dhe iniciativa të ndryshme që shoqata “Kosova” synon t’i realizojë.