Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Hagë filloi lëshimin e certifikatave të gjendjes civile dhe aplikimin për letërnjoftim dhe pasaportë

Hagë, 27 tetor 2018 - Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë/Shërbimi Konsullor, ka instaluar sistemin e aplikimeve për dokumente civile, duke iu mundësuar bashkëvendasve lëshimin e certifikatave të gjendjes civile dhe aplikimin për letërnjoftim dhe pasaportë.

Tani e tutje, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Hagë, bashkëvendasit tanë mund të pajisen me çertifikatata të lindjes, ekstrakte, çertifikata të martesës dhe të vdekjes. Po ashtu, ky sistem mundëson edhe aplikimin për pasaportë dhe letërnjoftim, duke iu kursyer kohën dhe distancën e bashkëvendasve.

Me këtë rast, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Hagë, Lirim Greiçevci ka vlerësuar se ofrimi i shqërbimeve të tilla për qytetarët tanë që jetojnë në Holandë është një obligim më shumë i përmbushur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Deri më tani, Ambasada në Hagë ka ofruar shërbimet si: Fitim Shtetësie, Lirim nga Shtetësia, Regjistrimi i shtetasve, Fletëudhëtime për kthim, vërtetime të ndryshme, etj.