Follow us on:

Ambasadorët e shteteve jo anëtare të BE-së njoftohen me aktivitetet e presidencës holandeze të BE-së

Amsterdam, 11 prill 2016 - Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës në bashkëpunim me Këshillin e Qytetit të Amsterdamit, kanë organizuar një vizitë pune për Ambasadorët e shteteve jo anëtare të BE-së në Amsterdam.

Qëllimi i vizitës ka qenë njoftimi me aktivitetet e presidencës holandeze të BE-së. Në këtë vizitë Ambasadorët janë njoftuar edhe me përgatitjet që Amsterdami është duke i bërë ndaj ndryshimeve klimatike.

Amsterdam është duke u përgatitur për ndryshimet klimatike, në veçanti për reshje ekstreme. Prandaj, me këtë rast është prezantuar qasja, masat dhe alternativat për mënjanimin e vërshimeve.