Pajisja me letërnjoftim të Republikës së Kosovës
Për tu pajisur me letërnjoftim të RKS në të gjitha rastet apikuesi duhet të paraqitet personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.
1. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim për herë të parë
- Çertifikatën e lindjes
- Certifikatëne martesës
- Çeritifikatën e shtetësisë
- Çertifikatën e vendbanimit
2. Dokumentet e nevojshme për ndërrimin e letërnjoftimit të UNMIK-ut në letërnjoftim të Kosovës
- Letërnjoftimin e UNMIK-ut
- Raportin policor për humbje të letërnjoftimit të UNMIK-ut
- Certifikatën e lindjes
- Certifikatën e martesës
- Certifikatën e shtetësisë
- Certifikatën e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese)
3. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit
- Fotokopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston
- Raporti policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi, (jo më i vjetër se 3 muaj)
- Letërnjoftimin e dëmtuar
- Dy fotografi biometrike jo më të vjetra se 6 muaj
- Dëshminë e pagesës për letërnjoftim pas humbjes/dëmtimit
4. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ndryshimit të të dhënave personale
- Letërnjoftimin
- Certifikatën e lindjes
- Certifikatën e martesës
- Vendimin për ndërrimin e të dhënave
- Raportin policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se
aplikuesit për ndërrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
- Letërnjoftimin e dëmtuar (në rast se aplikuesit për ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
- Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
- Dëshminë e pagesës për letërnjoftimin e ndryshuar
5. Dokumentet e nevojshme për pajisje me letërnjoftim pas ripërtrirjes së të dhënave
- Letërnjoftimin
- Certifikatën e lindjes
- Certifikatën e martesës
- Vendimin për ndërrimin e të dhënave
- Raportin policor të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (në rast se
aplikuesit për ndrrim të dhënash i ka humbur letërnjoftimi)
- Letërnjoftimin e dëmtuar (në rast se aplikuesit ër ndërrim të dhënash i është dëmtuar letërnjoftimi)
- Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës (në rast se kemi ndërrim vendbanimi)
- Marrja e të dhënave biometrike
- Dëshminë e pagesës për letërnjoftimtë ndryshuar