Follow us on:

Hysa: Kosova e gatshme për t’i ndihmuar banorët e Maqedonisë, të prekur nga vërshimet

Shkup, 12 gusht 2016 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa ka vizituar rajonet e goditura nga vërshimet e fundit.

Gjatë kësaj vizite ambasadori Hysa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Arbër Ademi, si dhe nga ministri këshilltar i ambasadës Flurim Gashi, kanë takuar banorët të cilët kanë pësuar nga katastrofa natyrore. Me këtë rast ambasadori Hysa në emër të shtetit të Kosovës ka ofruar përkrahje për familjet e dëmtuara.

“Kosova si shtet fqinj në mënyrë urgjente ka ofruar ndihmë dhe jemi këtu për të ngushëlluar edhe familjet që i kanë humbur më të afërmit e tyre. Njëkohësisht jemi këtu për të përcjellë mesazhin e solidaritet për ata që janë goditur nga kjo tragjedi natyrore. Shohim të koordinohemi për ndihmat e mëtutjeshme”. Ambasadori Hysa i ka njoftuar banorët edhe për gatishmërinë e FSK-së për t’ju dalë në ndihmë banorëve nëse këtë e kërkon shteti maqedonas.

“Siç e dini, ne kemi ofruar ekipet e FSK-së të cilat janë të specializuara për kërkim-shpëtim, presim dritë të gjelbër nga Qeveria e Maqedonisë që të jemi më efektiv”, tha ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, pas vizitës së qendrës për ndihma në shkollën “25 Maji” në Hasanbeg.

Ambasadori gjithashtu ka bërë me dije edhe për ndihmën urgjente të cilën e kanë ofruar biznesmenët kosovarë që punojnë në Maqedoni, si ndihma në ushqim, në mjete sanitare dhe higjienike. Siç e dini, ne kemi ofruar ekipet e FSK-së të cilat janë të specializuara për kërkim-shpëtim, presim dritë të gjelbër nga Qeveria e Maqedonisë që të jemi më efektiv”, tha ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Ylber Hysa, pas vizitës së qendrës për ndihma në shkollën “25 Maji” në Hasanbeg. 

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Arbër Ademi, tha se ka pranuar mbështetjen e pa rezervë të Kosovës përmes ambasadorit Ylber Hysa si dhe autoritetet tjera të shtetit fqinj. Ai më tej tha se situata në teren vazhdon të mbetet edhe më tej alarmante.