Follow us on:

Ambasada e Kosovës në Shkup filloi manifestimet për shënimin e tetë jetorit të pavarësisë

Shkup, 11 shkurt 2016 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni ambasadori Ylber Hysa, i ka shpallur të hapura manifestimet që do të mbahen me rastin e shënimit të tetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Manifestimi hapës ka qenë turneu ndërkombëtar i basketbollit për femra. Me këtë rast fjalë përshëndetëse kanë pasur edhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Maqedoni Fatos Reka.

Turneu “Shkupi Çair 2016”,  i cili po mbahet në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Shkup, ka filluar me ndeshjen e parë në mes të KB Prishtina nga Kosova dhe KB Klubski nga Shkupi, epilogu i së cilës ka përfunduar në favor të ekipit kosovar. Në turne po ashtu, po marrin pjesë edhe KB Shkupi, nga Maqedonia dhe KB Durrësi, nga Shqipëria.

Përveç këtij turneu, në kuadër të këtyre manifestimeve janë paraparë edhe disa ngjarje të tjera artistike, si promovimi i librit dhe koncerte muzikore. Këto manifestime janë organizuar nga Ammbasada e Kosovës në bashkëpunim me Komunën e Çairit, në Shkup, Qendrën Informative Kulturore dhe Sheshin 21.