Follow us on:

Ambasadori Hysa takoi Eshref Durmishin producent i filimit “Shok” të nominuar për Oscar

Shkup, 26 janar 2016 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa ka pritur në takim producentin e filmit “Shok” Eshref Durmishi Filmi i metrazhit të shkurtër “Shok”, është nominuar për Oscar, në kategorinë e më të mirit: Live Action Short Film, me skenar dhe regji të Jamie Donoughue.

Ambasadori Hysa falenderoi për vizitën si dhe uroi suksese për filmin, me besimin e prezantimit dinjitoz. Ndërsa, prodeucenti i filmit “Shok” informoi ambasadorin për filmin, pritjet dhe sukseset e filmit që presin ti ketë. Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë. Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science”, me filmin “Shok”, bashkëprodhim ky mes Kosovës dhe Anglisë. Ambasadori Hysa ftoi producentin që filmi të shfaqet edhe në Maqedoni.