Follow us on:

Marrëdhëniet dypalëshe

Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë gjatë viteve të fundit kanë shënuar progres në procesin e forcimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe. Njohja e pavarësisë dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë më 9 tetor 2008 dhe më pas vendosja e marrëdhënieve diplomatike me 17 tetor 2009 në mes të dy vendeve, i kanë dhënë një dimension të ri ndërtimit të marrëdhënieve dypalëshe. Marrëdhëniet mes të dy vendeve janë gjithëpërfshirëse dhe shtrihen në rrafshin politik, ekonomik, çështjeve të sigurisë, shëndetësisë etj.

Institucionet e të dyja vendeve forcimin e bashkëpunimit e kanë zhvilluar me negocimin dhe më pas nënshkrimin e marrëveshjeve, memorandumeve dhe protokolleve dypalëshe (shih më poshtë listën). Po ashtu edhe me zhvillimin e vizitave zyrtare dhe atyre të punës në shtetet respektive.