Follow us on:

Presidenti i GRIPS takohet me Ambasadorin e Republikës së Kosovës

Tokio, 14 nëntor 2017 - Ambasadori i Republikës së Kosovës, Leon Malazogu, vizitoi institutin GRIPS (Institutin Kombëtar për Studime të Politikave) dhe u takua me Presidentin Akihiko Tanaka. Prej se Republika e Kosovës e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, ajo ka bërë progres të qëndrueshën me ndërtimin e shtetit dhe ka bërë përpjekje të vazhdueshme në arenën diplomatike.

Në fillim të takimit, Presidenti Tanaka pyeti për gjendjen aktuale në Kosovë. Ambasadori Malazogu u përgjigj se Kosova është shumë falënderuese për Japoninë që ofron edhe përkrahje teknike, dhe jo vetëm ndihma financiare. Biseda pastaj vazhdoi ku u diskutua diplomacia me vendet aziatike dhe anëtarësimi në institutionet ndërkombëtare. 

 

GRIPS do të vazhdojë të përmirësojë në mënyrë proaktive programet që ofrojnë mbështetje për shtet-ndërtimin.

 

Linku i artikullit të postuar në uebfaqe të institutit GRIPS: http://www.grips.ac.jp/en/news/20171213-5037/