Follow us on:

Ambasadori Malazogu dorëzon letrat kredenciale në Republikën e Ishujve Marshall

Maxhuro, Ishujt Marshall, 16 qershor 2017 – Ambasadori Leon Malazogu dorëzoi letrat kredenciale nga Presidenti Thaçi tek zv-Presidentja e Republikës së Ishujve Marshall Sh. S. Znj. Amenta Matthew, njëherit Ushtrues Detyre të Presidentit.

Ai përcolli përshëndetjet nga Presidenti Thaçi dhe Ministri i Punëve të Jashtme për raporte më të afërta në mes të dy vendeve. Kjo është hera e parë që Kosova akrediton ambasador jo-rezident pranë Republikës së Ishujve Marshall. 

 

Në ceremoni morën pjesë edhe katër ministra. U.D. e Presidentit Zonja Mathew dhe Ambasadori Malazogu përcollën mesazhe të miqësisë dhe theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral dhe përkrahjes së ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Malazogu u prit ngrohtë dhe u sigurua se bashkëpunimi me Ishujt Marshall do të intensifikohet. 

 

Në kuadër të vizitës në këtë vend Ambasadori Malazogu realizoi takime me funksionarë të lartë shtetëror, si me Ministrin e Punëve të Jashtme Sh. T. Z. John M. Silk, me Sekretarin e Përhershëm të MPJ-së, me ambasadorët rezident të SHBA-ve dhe Japonisë si dhe zyrtarë tjerë.

 

Republika e Ishujve Marshall e ka njohur pavarësinë e Kosovës më 17 prill 2008, ndërkaq marrëdhëniet diplomatike dypalëshe janë vendosur më 27 tetor 2013. Ambasadori Malazogu është me rezidencë në Tokio dhe është ambasadori i parë kosovar i akredituar në Republikën e Ishujve Marshall.