Follow us on:

Filmi kosovar “Babai” shfaqet në Universitetin e Tokio-s

Tokio, 16 qershor 2017 – Bashkë-organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio, në Universitetin e Tokio-s, është shfaqur filmi “Babi” me regji të Visar Morinës.

Ky film u shfaq në kuadër të festivalit të përvitshëm të filmit “Cinema Post-Yugo 2017 – Portrete të familjes” ku shfaqen filma nga rajoni i ish-Jugosllavisë. Me këtë rast, para shfaqjes së filmit është bërë një prezantim i shkurtër për Kosovën para publikut japonez, nga Z. Enis Xhemaili, Sekretar i parë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio, dhe janë shpërndarë materiale promovuese për vendin.

 

Shfaqja e këtij filmi është mundësuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Universiteti i Tokio-s.