Follow us on:

Ambasadori Malazogu dorëzon letrat kredenciale tek Perandori japonez Akihito

Tokyo, 7 shtator, 2016 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Leon Malazogu, i shoqëruar nga këshilltari Sedat Burrniku, në një ceremoni solemne, në pallatin perandorak në Tokio, i dorëzoi letrat kredenciale Perandorit të Japonisë, Lartmadhërisë së Tij Akihito.

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të letrave kredenciale, ambasadori Malazogu në audiencë të perandori Akihito përcolli përshëndetjet e kreut të shtetit të Kosovës dhe zhvilloi një bisedë të shkurtër.

Me dorëzimin e kredencialeve, Leon Malazogu edhe zyrtarisht është ambasador i plotfuqishëm i Republikës së Kosovës në Japoni.