Follow us on:

Deklaratë e përbashkët për bashkëpunim në mes të Republikës së Kosovës dhe Japonisë, nënshkruar nga Kryeministri Thaçi dhe Kryeministri Abe

Tokjo, 14 Prill 2014
 
Në fund të takimit të sotëm, Kryeministri I Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për bashkëpunim midis Republikës së Kosovës dhe Japonisë, që ka të bëjnë forcimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik, bashkëpunimin kulturor, promovimin e bizneseve dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
 
Në vazhdim, po e japim të plotë tekstin e deklaratës së nënshkruar nga dy kryeministrat:
 
Deklaratë e përbashkët për bashkëpunim në mes të Republikës së Kosovës dhe Japonisë

 
Me rastin e vizitës në Japoni, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi dhe Kryeministri i Japonisë, z.Shinzo Abe, rikonfirmuan miqësinë midis dy vendeve, që ka ekzistuar që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe, në vazhdën e promovimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, dhanë deklaratën e mëposhtme.
 
1.  Marrëdhëniet bilaterale që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës
 
Të dy kryeministrat rikonfirmuan se që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, të dy vendet kanë thelluar në mënyrë të gjerë bashkëpunimin përmes dialogut politik, ekonomik, kulturor, shkëmbimet mes njerëzve, konsultimeve mbi çështjet globale.
 
Të dy kryeministrat ripohuan që bashkëpunimi në mes të dy vendeve është bazuar në respektimin e palëkundur të drejtave dhe vlerave themelore demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit nga të dy vendet.

Në këtë aspekt, Kryeministri Hashim Thaçi, duke e ditur orientimin paqësor të Japonisë, të njohur gjerësisht, shprehu mbështetjen e tij të fuqishme për përpjekjet e Japonisë që t`i kontribuoj paqes dhe stabilitetit të rajonit Aziatik-Paqësor dhe botës, si një Kontribuues proaktiv për paqe.
 
2. Bashkëpunimi ekonomik

 
Kryeministri Hashim Thaçi i shprehu falënderimin e tij Kryeministrit Abe për Asistencën Zyrtare për Zhvillim, të ofruar nga Japonia për Republikën e Kosovës, e cila arrin më shumë se 1.4 miliard Yeni japonez.
 
Kryeministri Abe u shpreh se bazuar në nevojat e Republikës së Kosovës, Qeveria e Japonisë do të vazhdojë të ofrojë asistencë ekonomike për Republikën e Kosovës për hir të stabilizimit të infrastrukturës ekonomike dhe sociale, duke përfshirë zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e mjedisit.
 
Kryeministri Thaçi dhe Kryeministri Abe ndanë në parim mendimin se duhet të zgjidhet çështja e trashëgimisë së traktateve dhe marrëveshje ndërkombëtare të Republikës së Kosovës nga vendet e saj paraardhëse, para se pala Japoneze të fillojë të marr në konsideratë ofrimin e një kredie të re në Yen.

Për më tepër, Kryeministri Thaçi deklaroi se ka pasur raste kur çështjet e trashëgimisë së traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare janë zgjedhur në mënyrë të kënaqshme në mes të Republikës së Kosovës dhe palëve të treta.
 
3. Shkëmbimi kulturor dhe mes njerëzve

 
Të dy kryeministrat mirëpriten themelimin e Lidhjes së Miqësisë Parlamentare Japoni-Kosovë, me rastin e vizitës së kryeministrit Thaçi në Japoni.

Të dy kryeministrat mirëpriten faktin që z. Toshio Yanagisaëa ka shërbyer si dirigjent kryesor i Orkestrës Filharmonike të Kosovës.

Kryeministri Thaçi shprehu vlerësimin e lartë për Projektin e dhënies se granteve ndihmëse për riparimin e instrumenteve muzikore të Orkestrës Filharmonike të Kosovës.
 
4. Promovimi i biznesit
 
Kryeministri Thaçi theksoi potencialin e investimeve në Republikën e Kosovës për bizneset japoneze. Në këtë drejtim, të dy kryeministrat mirëpriten mbajtjen e forumit investues më 22 Nëntor, 2013 të organizuar nga Agjencioni për Promovimin e Investimeve në Kosovë dhe Organizata Japoneze për Tregti të Jashtme, si dhe z. Bernard Nikaj, atëherë zëvendësministër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, që u mbajt në Vjenë, me ç'rast,  përfaqësuesve të biznesit japonez iu prezantua mjedisi investues i Republikës së Kosovës.
 
5. Procesi drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian
 
Në funksion të promovimit të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, Kryeministri Abe shprehu mbështetjen e tij për përpjekjet për reforma dhe anëtarësimin e ardhshëm të Republikës së Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në këtë aspekt, Kryeministri Abe mirëpriti faktin që Bashkimi Evropian dhe Republika e Kosovës kanë filluar bisedimet për Dialogun e Procesit të Stabilizim-Asocimit.

Kryeministri Abe gjithashtu shprehu mbështetjen e tij për nismën e kryeministrit Thaçi për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
 
Tokyo, 14 Prill 2014
 
Hashim Thaçi,                                                            Shinzo Abe
Kryeministër i Republikës së Kosovës                       Kryeministër i Japonisë