Follow us on:

Urimi i Vitit të Ri i z. Enis Xhemaili, I ngarkuar me punë publikohet në gazetën e përditshme The Sekai Nippo

Tokio, 1 janar 2021 – Gazeta e përditshme japoneze The Sekai Nippo më 1 janar 2021 (faqe 9) ka publikuar urimin e Vitit të Ri të z. Enis Xhemaili, I ngarkuar me punë a.i. në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni. Përmbajtja e urimit:

“Kosova është Porta e Japonisë për në Europë!

Dekada e parë e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Kosovës dhe Japonisë ka qenë shumë e frytshme: ambasadat u hapën në Tokio dhe në Prishtinë me aktivitete të shumta, vizita të shumta të nivelit të lartë, projekte zhvillimi nga JICA përfshirë për menaxhimin e pandemisë COVID-19, numër në rritje i turistëve, dhe më shumë studentë kosovarë që studiojnë në Japoni.

Kosova është një vend i sigurt, miqësor dhe tërheqës, në një pozitë strategjike dhe me popullsinë më të re në Europë. Lidhur mirë përmes ajrit, autostradave dhe hekurudhave, me qasje në tregjet e BE dhe CEFTA prej 540+ milion njerëz, dhe më e rëndësishmja me taksa dhe kosto operacionale të ulëta. Fabrika më e madhe japoneze e kërpudhave shitake në Europë ndodhet në Kosovë.

Japonia është partneri i vetëm strategjik i Kosovës në Azinë Lindore. Ndërsa Kosova është porta hyrëse e Japonisë për në Europë si destinacion i ardhshëm turistik dhe i investimeve. Prandaj, dekada tjetër e marrëdhënieve tona ka të bëjë me më shumë turistë dhe biznesmenë japonezë në Kosovë dhe anasjelltas.

Dëshiroj t'u shpreh urimet më të mira, shëndet të mirë dhe prosperitet Madhërive Perandorit dhe Perandores, Kryeministrit Suga, si dhe njerëzve të mrekullueshëm të Japonisë.”