Follow us on:

I ngarkuari me punë u përcolli urimet e Vitit të Ri Perandorit dhe Perandores së Japonisë

Pallati Perandorak, Tokio, 1 janar 2021 – I ngarkuari me punë a.i. i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni z. Enis Xhemaili ka vizituar Pallatin Perandorak në Tokio ku është pritur nga Madhëritë Perandori dhe Perandorja e Japonisë.

Me këtë rast, në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, z. Xhemaili u ka përcjellë Madhërive përshëndetjet më të përzemërta të Vitit të Ri.