Follow us on:

I ngarkuari me punë Enis Xhemaili viziton Universitetin Yamanashi Gakuin

I ngarkuari me punë a.i. në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Japoni, Enis Xhemaili, ka realizuar një vizitë në Universitetin Yamanashi Gakuin, ku është pritur nga Presidenti Koji Furaya dhe stafi akademik. Pas fjalës së mirëseardhjes dhe prezantimit për Universitetin, z. Furaya tha se është i gëzuar për mundësitë e bashkëpunimit me Kosovën, përkatësisht me Universitetin AAB, me të cilët është realizuar takimi i parë virtual.

Xhemaili i falënderoi për mikpritjen, bëri një prezantim për Kosovën dhe shtoi se është i kënaqur se po thellohen raportet ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.

Me këtë rast, Xhemaili u njoh me fakultetet dhe hapësirat tjera të Universitetit, ku u prit edhe nga dekani i Fakultetit të Shkencave të Sportit, prof. Toshiro Endo si dhe nga dekani i Kolegjit Ndërkombëtar të Arteve Liberale prof. Sanjya Jhingan.

Vizita ishte një mundësi e mirë për të diskutuar aktivitetet e mundshme në të ardhmen në fushën e arsimit ndërmjet institucioneve kosovare dhe Universitetit Yamanashi Gakuin.