Follow us on:

Iniciohet bashkëpunimi ndërmjet universiteteve AAB dhe Yamanashi Gakuin

21 dhjetor 2020

Nën organizimin dhe iniciativën e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tokio, është zhvilluar një takim i frytshëm online në mes të profesorëve e përfaqësuesve të Universitetit Yamanashi Gakuin në Japoni dhe Universitetit AAB në Kosovë.
Ky takim virtual ishte një mundësi e mirë që të dy universitetet të prezantohen dhe diskutojnë në lidhje me mundësitë e shumta të bashkëpunimit e shkëmbimit midis tyre.

“Mbetemi me shpresë dhe besim të plotë se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm me mundësinë që në një të ardhme të afërt të nënshkruhet një Memorandumi bashkëpunimi, e që me theks të veçantë do të përfshinte bursa për studentët kosovarë për të studiuar në Japoni si dhe këmbimin e profesorëve e studentëve në mes të dy universiteteve” tha gjatë këtij takimi z. Enis Xhemaili, I ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio do të mbetet e gatshme dhe në dispozicion për të ofruar mbështetjeje për Universitetin Yamanashi Gakuin dhe Universitetin AAB në arritjen dhe konkretizimin e një bashkëpunimi me rëndësi e prioritet kaq të lartë.