Follow us on:

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KRYETAR NË KOMUNËN E PODUJEVËS DHE MITROVICËN E VERIUT

29 nëntor 2020
Periudha e aplikimit/regjistrimit për Votim Përmes Postës   30 tetor - 7 nëntor 2020


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizimin e Zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën  Veriut, më 29 nëntor 2020.
Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut me të drejtë vote që, jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.
Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link:  http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse - që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën e Veriut.

ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KRYETAR TË PODUJEVËS DHE MITROVICËS SË VERIUT