Follow us on:

Njoftim rreth virusit korona për shtetasit e Kosovës që jetojnë në Japoni

Më 30 janar 2020, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur Koronavirusin emergjencë globale, ndërkaq më 1 shkurt 2020 në Japoni ky virus është shpallur sëmundje infektuese që obligon të gjithë praktikuesit mjekësor ti njoftojnë autoritetet shtetërore për raste të tilla. Kjo sëmundje në Japoni akoma nuk ka arritur shkallën e epidemisë.

Autoritetet japoneze i lutin të gjithë banorët të marrin masa mbrojtëse sikurse për sëmundje tjera infektuese, sidomos të kenë konsideratë për të tjerët gjatë kollitjes në publik si dhe të larjes së duarve. Nëse keni simptoma të kollitjes apo etheve/temperaturës, vizitoni klinikën mjekësore sa më parë që është e mundur.


Organizata Kombëtare e Turizmit e Japonisë (JNTO) operon një linjë telefonike 24 orë në ditë. Luteni të mos ngurroni të thirrni për informacione të ndryshme si ndihmë për turizëm, në rast aksidentesh ose urgjencash, apo edhe për virusin korona, e cila linjë gjithashtu është në dispozicion në anglisht. JNTO: 050-3816-2787 (https://www.japan.travel/sq/plan/hotline/)


NHK World-Japan gjithashtu ofron informacionet e fundit në kohë reale: https://www3.nhk.or.jp/nhkworld/en/news/tags/82 .


Nëse keni nevojë për ndonjë ndihmë tjetër, mos hezitoni t’i drejtoheni Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tokio: 

Numri për urgjenca: +81 80 4659 9130  

Adresa:

Vort Toranomon South Bldg. 10 F

3-13-7, Nishishinbashi, Minato-ku

105-0003 Tokyo

embassy.japan@rks-gov.net