Follow us on:

Shënohet 20 vjetori i çlirimit të Kosovës

19 qershor 2019 – Ambasada e Republikës së Kosovës në Tokio në bashkëpunim me Universitetin Waseda kanë organizuar një mbrëmje për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës me titull “20 vjetori i intervenimit të NATOs në Kosovë – Kthimi prapa në lutë përmes një filmi”.

Me këtë rast, është shfaqur filmi “Kolona” i regjisorit Ujkan Hysaj si dhe profesori i këtij universiteti z. Keichi Kubo ka mbajtur një ligjëratë të shkurtër për historinë e Kosovës. Ambasadori Malazogu e ka mbajtur një fjalë rasti për intervenimin humanitar dhe ka pranuar pyetje në lidhje me temën. Malazogu gjithashtu shpërndau një punim shkencor që e ka hartuar ai para rreth 20 viteve për këtë temë. 

 

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mbi 30 studentë dhe publiku i gjerë të cilëve iu pëlqeu mjaft shumë filmi, prezantimi dhe bashkëbisedimi. Në fund janë shfaqur 3 video promovuese për Kosovën të përgatitura nga KIESA - Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë.