Follow us on:

Ambasadori i Kosovës mbjelljen “qershi japoneze” në shenjë të miqësisë Kosovë-Japoni

Fukushimë dhe Prefektura Iwate, 24 dhe 25 Prill 2019 - Me ftesën e Fondacionit Sakura të Japonisë, Ambasadorit i Republikës së Kosovës në Japoni z. Leon Malazogu mori pjesë në festivalin tradicional të mbjelljes së qershisë së miqësisë.

Kjo ceremoni vjetore kishte filluar nga viti 1998 me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ndjekur me Kanadanë, Republikën e Koresë, Republikën Popullore të Kinës, deri vitin e kaluar me Republikën e Filipineve. Meqë viti 2019 shënon 10 vjetorin e Marrëdhënieve Diplomatike midis Kosovës dhe Japonisë, Kosova u ftua si vendi i radhës.

 

Ambasadori Malazogu vizitoi disa vende në Inawashiro (Fukushima) dhe Ofunato (Prefektura Iwate) ku mbolli mbolli pemë Sakura në ceremoni bashkë me kryetarët e komunave, sektorin e biznesit dhe zyrtarë të tjerë në të dy qytetet, si një simbol i marrëdhënieve të shkëlqyera dhe miqësisë midis dy vende.

 

Ky aktivitet është një vazhdim i mbjelljes së 30 pemëve të qershisë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, gjithashtu dhuruar nga Fondacioni Sakura i Japonisë. Kjo ceremony ishte mbështetur nga Listel Group, një zinxhir hotelesh si dhe Medical Corporation. Ceremonitë në të dy qytetet gjithashtu u shoqëruan nga dy mbretëresha të qershisë japoneze, një japoneze dhe Dea Luma nga Kosova, doktorantë në Universitetin e Tokios. 

 

Qershia japoneze sakura është bërë një ikonë e rëndësishme kulturore që daton qindra vjet. Sakura simbolizonë brishtësinë dhe bukurinë e jetës, një kujtesë se jeta është e bukur, por edhe e shkurtër. Sakura gjithashtu ka shërbyer efektivisht si simbol diplomatik që promovon paqen dhe bashkëpunimin në mes të Japonisë dhe vendeve tjera. 

 

Në Inauashiro, Malazogu vizitoi një institucion për përkujdesje të moshuarëve përderisa në Ofunato ai vizitoi Kryetarin e Komunës dhe lokacionin e fatkeqësisë ku 2000 banorë humbën jetën nga cunamit në vitin 2011.