Follow us on:

Votimi përmes postës

ZGJEDHJET E PARAKOHSHME PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS  11 QERSHOR 2017

Votimit Përmes Postës

Periudha e Aplikimit/ Regjistrimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës është duke bërë përgatitjet për organizmin e Zgjedhjeve të Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen me datën 11 Qershor 2017.  


Nëse jeni nga Republika e Kosovës dhe jeni banorë i Republikës së Kosovës por qëjetoni jashtë Kosovës, Ju mund të aplikoni për t’u regjistruar për të votuar me postë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.


Formularin për regjistrim për Votim Përmes Postës mund ta merrni nga burimet e mëposhtme:

  • www.kqz-ks.org 
    • Formulari I për qytetarët që posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës,
    •  Formulari II për ata që nuk e posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi,

  • Linja ndihmëse në Njësinë e Operacionit të Votimit përmes Postës:
    + 381 (038) 213 100, dhe +381 (038) 213 200
  • Ambasadat dhe Konsullatat e Republikës së Kosovës si dhe në pikat shpërndarëse të personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës që gjenden në diasporë (Për adresat e tyre, ju lutem kliko këtu),

Për të plotësuar kushtet që të votoni nga jashtë Kosovës ju duhet që:

  • Të keni moshën 18 vjeçare në ditën e votimit më 11 Qershor 2017,
  • Të jeni të regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës dhe të posedoni dokumente të identifikimit (ID) të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut,
  • Apo vërtetimi që vërteton se jeni person legjitim për t’u regjistruar në Regjistrin Civil të Republikës së Kosovës.

Nëse ju posedoni dokument të identifikimit të Republikës së Kosovës ose të UNMIK-ut me afat të skaduar, ju lutemi që së bashku me këtë, dërgojeni edhe një kopje të një dokumenti të identifikimit me afat të shtetit ku jetoni.

Formularin e plotësuar së bashku me dokumentet e bashkëngjitura, duhet të pranohen apo arrijnë në KQZ deri më 22 Maj 2017.

Formularin e plotësuar mund ta dërgoni:

  • Përmes postës në adresë të KQZ-së (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Votimi Përmes Postës, K.P. 6 Kutia 351, 10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës).

  • Përmes emailit zyrtar (ovpp@kqz-ks.org, dhe ogpp@kqz-ks.org)

  • Përmes fax-it në numrin: +381 (038) 213 200.