Follow us on:

Kosovë: Ambasadori në Itali, 2012 nis me integrimin tonë në BE

Prenkaj, ne garantojmë të drejtat serbe sipas standarteve europiane. (ANSAmed)- Romë, 27 janar- “Viti 2012 për Kosovën është viti i fillimit të procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në BE.

(ANSAmed)- Romë, 27 janar- “Viti 2012 për Kosovën është viti i fillimit të procesit të integrimit të Republikës së Kosovës në BE. Kosova tashmë ka filluar procesin e negocimit për liberalizimin e vizave dhe unë mendoj se qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë që në fillim të vitit 2013. Duke qenë anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtarë dhe Bankës Botërore, Kosova tashmë ka rikthyer marrëdhëniet tregtare me BE-në, si dhe do të anëtarësohet në EBRD – Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim”: është kjo perspektiva për të ardhmen nga Ambasadori i Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, në një intervistë me ANSAmed.

Grupi Drejtues Ndërkombëtarë i përbërë nga 25 shtete që e mbikqyrin implementimin e Pakos së Ahtisarit-shpjegon-  konsideron se viti 2012 do të jetë vit kur kjo pako do të implementohet plotësisht me ç’rast do të punohet një roadmap për daljen nga kjo situatë dhe vazhdimin e rrugëtimit të Kosovës drejtë mekanizmave të BE-së”.

Ambasadori kujton vështirësitë e traktativës me Beogradin.” Negociatat për statusin e Kosovës janë zhvilluar në Vjenë për dy vite rradhazi (2006 – 2008) midis delegacioneve të të dyja vendeve.-kujton Ambasadori- Gjatë bisedimeve pala Serbe nuk ka pranuar asnjë opcion të ofruar nga palët e involvuara në bisedime. Pra asnjë kompromis të ofruar nga komuniteti ndërkombëtarë dhe as nga delegazioni i Kosovës.  Duke qenë rast i veçantë (sui generis) Kosova ofron të drejta me standarde më të larta evropiane për komunitetin serb dhe Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë. Janë nxjerrë mbi 140 ligje që derivojnë nga Pakoja e  Ahtisarit pjesë përbërëse e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e që janë ligje që kryekëput rregullojnë akomodimin e komunitetit serb në Kosovë. Pra bëhet fjalë për arsimimin në gjuhën dhe kulturen serbe, për përdorimin e gjuhës serbe si gjuhë e dytë zyrtare, edhe pse serbët përbëjnë vetëm 5% të popullatës.

Bëhet fjalë dhe për zonat e veçanta rreth kishave dhe manastireve ortodokse të menaxhuara nga klerikët serb, e që po ashtu gëzojnë përgjegjësi të zgjeruar menaxhuese dhe të drejta të pakufizuara të komunikimit me Kishën Autoqefale Serbe dhe me Serbinë. Ne jemi të interesuar që komuniteti serb në tërësi të integrohet në Kosovë, ashtu siç bëri një pjesë e tyre në pesë komunat e reja të cilët kanë zgjedhur kryetarët e komunave që janë gjithashtu serb. Më lejoni t’ju ofroj informacionin se në qeverinë e Kosovës kemi dy Ministra serb dhe zv. Kryeministrin, një Kuvend me 120 ulëse, nga të cilat 20 vende janë të rezervuara për përfaqësuesit e minoritarëve, 10 nga të cilat janë të rezervuara për komunitetin minoritar serb. Përpos kësaj ata mund të garojnë dhe për 100 vendet tjera të Kuvendit. Edhe në komunat me shumicë shqiptare, aty ku jetojnë serbët zv. Kryetarët e komunave janë serbë.

Në datat 14 dhe 15 shkurt  qytetarët e Mitrovicës, Zubin Potok, Zvecan e Leposavic - katër qytete me mazhorancë serbe- thirren për të vendosur nëse duhet të pranojnë autoritetin  e qeverisë së Prishtinës. Një konsultë, shumë delikate, që në rastin e fitimit të "jo-së", eventualitet shumë i mundshëm sipas sondazheve, premton destabilizimin e gjithë rajonit.

Gjithmonë duke u bazuar në të drejtat fundamentale të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kontratë kjo e shtetit me qytetarët e vendit, duke marrë parasysh Pakon e Ahtisarit e cila tashmë është zbatuar më se 90%, të drejtat për komunitetet minoriatre, me theks të veçantë tek komuniteti serb, Kryeministri Thaçi bën thirrje që në komunat e veriut të fillon të respektohet ligji dhe rendi, të organizohen zgjedhjet e lira demokratike komunale, si pjesë përbërëse e politikës integruese, me një ofertë sociale për një jetë në paqe dhe mirëqenje sociale. Logjikisht mund të konstatojmë se interesi i serbëve në Kosovë dhe interesi i kastës politike në Serbi janë diametralisht të kundërta.

Përgjegje adekuate ndaj këtyre ngjarjeve regresive, është integrimi i rajonit në BE, në pako. Pra të gjitha vendet e rajonit të integrohen në modelin e Rumanisë dhe Bullgarisë. Them kështu duke u nisur nga mentaliteti i këtij rajoni i cili i shkakton kokëçarje BE-së dhe rajonit e lë në vendnumërim, pa zhvillim, dhe perspektivë, siç janë rastet : Greqi-Maqedoni, rasti i Qipros, dhe deri dje rasti Slloveni-Kroaci. Nisur nga këto fakte, ofrimi i datës për aderim për Serbinë do të ishte i parakohshëm dhe do të shkaktonte pakënaqësi në vendet e Ballkanit Perëndimor, që për sa i përket standardeve dhe kontributit meritojnë të integrohen më parë se Serbia”. (Ansamed).