Follow us on:

Konsulli Prekazi viziton regjionin e Lombardise në veri të Italisë

Roveto, 10 dhjetor 2011 - Në radhën e takimeve të rregullta me bashkatdhetarët tanë në Itali, me datën 10 dhe 11 dhjetor, Konsulli i Republikës së Kosovës në Romë, Petrit Prekazi ka vizituar qytetin Roveto në regjionin e Lombardisë në veri të Italisë.

Nga numri i përgjithshëm i banorëve të këtij qyteti, më shumë se 10 përqind të tyre janë shtetas të Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me bashkatdhetarët tanë në Itali është diskutua për vështirësitë dhe problemet që i shqetësojnë ata e që kanë të bëjnë me statusin e tyre në shtetin pranues.

Në të njëjtën kohë ata kanë shprehur interesimin për mënyrën se si Konsullata e Republikës së Kosovës në Romë do të mund t’i ndihmojë ata për kapërcimin e problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen.