Follow us on:

Diskutohen mundësitë e bashkëpunimit ekonomik Kosovë - Itali

Romë, 29 nëntor 2011 - Instituti Nacional për Tregti me Jashtë (ICE) në bashkëpunim me Agjensionin për Promovimin e Investimeve të Kosovës (IPAK) dhe në bashkëpunim me ambasadat e Republikës së Kosovës në Itali dhe ambasadës së Italisë në Kosovë, organizoi seminarin me titull: "Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik për ndërmarrjet italiane".

Interesimi i ndërmarrësve italianë u vërejt me pjesëmarrjen e mbi 50 bizneseve italiane, të interesuar për informacione të dorës së parë që u ofruan nga zyrtarë të lartë të qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në pjesën hyrëse të këtij forumi përshëndetën të pranshmit Ambasadori italian në Prishtinë, Michael Luis Giffoni  dhe Ambasadori i Kosovës në Romë, Albert Prenkaj.


Ndermarrësve italianë ju drejtuan me informacione, kompetente të thukta profesionale për mundësitë investuese në Kosovë zv. Kryeministrja, njëherit Ministre e Tregtisë dhe Industrisë, znj Mimoza Kusari-Lila dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Besim Beqaj.

"Është ky takim i parë i kësaj natyreje në Romë, por i rëndësisë së veçantë. Shpreh bindjen time që sot nga ky takim do të merren informacione themelore për të vizituar Kosovën dhe për të shijuar frutet e para të një rezultati pozitiv në terrenin feriil të një vendi mikëpritës siç është Kosova", tha në mes tjerash Ambasadori Prenkaj.

Takimi vazhdoi me prezantime profesionale të agjensive dhe të sektorëve ministrorë: z. Valdrin Lluka, Drejtor i Agjensionit për Promovimin e Investimeve të Kosovës (IPAK); Halit hoxhaj, Keshilletar i Ministrit te Bujqesise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural,  Christof Stock, Shef i Seksionit Operativ të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë; Pietro Goglia, Zyrtar i ICE në kuadër të IPAK në Kosovë.

Në takim morri pjesë dhe Kryetari i parë i Odës Ekonomike Italo-Kosovare, z. Hamdi Muhameti.