Follow us on:

Ambasadori Prenkaj vizitoi qytetin e Padovës

Padova, 24 tetor 2011- Ambasadori i Republikës së Kosovës në Itali, Albert Prenkaj i shoqëruar nga Këshilltari Avni Hasani vizituan qytetin e Padoës. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Prenkaj zhvilloi një numër takimesh me autoritetet qeverisëse rajonale dhe lokale, si dhe me udhëheqës të asociacioneve të bizneseve.

Fillimisht në orët e mëngjesit delegacioni i Ambasadës së Republikës së Kosovës zhvilloi një takim të frytshëm me presidentin e Agjensionit të Odës Ekonomike “PromEx” të Padovës, z. Mario Cortella, si dhe me shefin ekzekutiv, z. Franco Conzato, me ç’rast u dha përkrahje për Odën Ekonomike Italiano - kosovare dhe u ofrua disponueshmëria për përkrahje për bashkëpunim në mes bizneseve të të dyja vendeve.

Po ashtu delegacioni i Ambasadës u takua edhe me kryetarin e Provincës se Padovës, Kryebashkiakun Zanoto si dhe me përfaqësues të asociacioneve të bizneseve të Padovës.Në provincën e Padovës jetojnë përafërsisht 600 kosovarë, prej të cilëve 200 jetojnë në qytetin e Padovës.