Ambasadori Prenkaj merr pjesë në meshën kushtuar Otto von Habsburgut
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Itali, Albert Prenkaj, mori pjesë në meshën përkujtimore të udhëhequr nga Shkëlqesia e Tij, Kardinali Walter Brandmüller, në përkujtim të Dr. Otto von Habsburg - Lothringen.Otto von Habsburg, i cili ka ndërruar jetë me 4 korrik 2011, ka qenë mik i madh i popullit shqiptar dhe përkrahës i shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Gjatë jetës së tij, Otto von Habsburg, ka qenë princi i fundit i kurorës së perandorisë Austro-Hungareze, President Nderi i Parlamentit Evropian, i PanEuropa, deputet në Parlamentin Evropian për katër legjislatura, aktivist i bindur për lirinë, integrimet, demokracinë, tolerancën, progresin, imigracionin e qëndrueshëm, si dhe promotor i shquar i idealeve evropiane.
Mesha për nder të Tij, është mbajtur në Kishën Pontifike të Shën Mërisë në Camposanto Teutonico në Vatikan, nën mbikëqyrjen e Kontit Kalorës të Kryqit të Madh, Fernando Crociani Baglioni.