Follow us on:

Konsulli Prekazi takon pjesëtarë të nacionaliteti Romë në Firence

Me datën 24/09/2011, Konsulli Petrit Prekazi ka vizituar qytetin e Firences dhe është takuar me pjesëtarë të nacionalitetit Romë të cilët jetojnë në regjionin e Toskanës dhe në qytetin e Firences.

Gjatë takimit, përveç tjerash,  pjesëtarët e këtij nacionaliteti kanë paraqitur vështirësitë në të cilat ata hasin lidhur me pajisjen me dokumente personale.

Konsulli Prekazi, ka premtuar që Konsullata në Romë do të përpiqet sa më shpejt t’i zgjidhë të gjitha problemet që kanë pjesëtarët e nacionalitetit Romë lidhur me dokumentacion.