Follow us on:

Ambasadori Prenkaj u takua me Komandantin e Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO-s

Napoli, 15 shtator 2011 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Itali, Albert Prenkaj i shoqëruar nga Këshilltari Avni Hasani u takua me Komandantin e Komandës së Përbashkët të Forcave Aleate të NATO-s (JFC)në Napoli, Admiralin Samuel J. Locklear III, Marina e SHBA-ve.

Kjo ishte vizita e parë e përfaqësuesve të Misionit Diplomatik të Republikës së Kosovës në Komandën e Përbashkët të Forcave Aleate të NATO-s në Napoli.

Në një atmosferë tejet miqësore u zhvillua një bisedë konstruktive me ç rast u shkëmbyen dhurata nga të dyja palët.