Follow us on:

Delegacioni i Republikës së Kosovës mori pjesë në Lumturimin e Papa Gjon Palit II

Me rastin e Lumturimit të Papa Gjon Palit të II-të, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, e udhëhequr nga Ambasadori Albert Prenkaj, shoqëroi delegacionin shtetërorë të udhëhequr nga Kryeministri Hashim Thaçi, në përcjellje të Ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Me të arritur, delegacioni vizitoi Ambasadën tonë në Romë, duke shprehur kënaqësinë me angazhimin e stafit të Ambasadës.

Më 1 maj, delegacioni i Republikës së Kosovës në mesin e delegacioneve prezente shtetërore, mori pjesë në celebrimin e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, mikut të shqiptarëve dhe popullit të Kosovës.

Të nesërmen, delegacioni i zgjeruar zhvilloi një takim të përzemërt me Imzot Vinçenco Palia dhe anëtarë të tjerë të Komunitetit të Shën Egjidios, me ç’rast u shpreh një disponim i përzemërt dhe përafrim pozitiv i ideve.