Follow us on:

Veprimtari lobuese e Ambasadës së Kosovës në Romë

Romë,17 prill- Ambasada e Kosovës në Romë organizon aktivitetin lobues “BESOJMË Në PAQE-CREDIAMO NELLA PACE” në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë në kuadër të aktiviteteve lobuese, të dielën,  në sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan organizoi aktivitetin “Besojmë në Paqe”.

Studentë dhe qytetarë nga Kosova së bashku me stafin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë,me simbole shtetërore e kombëtare iu bashkuan mijëra pelegrinëve nga mbarë bota,në Ceremoninë e së Dielës së Luleve.

Mesha e së dielës së Luleve është një ceremoni shumë e rëndësishme që organizohet në shtetin e Vatikanit në vigjilje të Festës së madhe të Pashkëve. I pranishëm ishte edhe Papa Benedikti XVI, i cili udhëhoqi ceremoninë.

Ambasada organizoi aktivitetin “Besojmë në paqe - Crediamo nella pace”, duke iu shpërndarë pelegrinëve nga mbare bota ,flamuj,kapela e bluza me mbishkrimin e Republikës së Kosovës, me moton “crediamo nella pace” dhe “crediamo nell’amicizia”. Pastaj duke shpërndare bluza me fotot humanistes Nëna Tereze dhe të Papa Gjon Palit,etj.

Turmës së studentëve nga Kosova iu bashkëngjitën shumë të rinj e të reja nga mbarë bota,sidomos nga Spanja,Brazili e Kroacia, të cilët mbartnin dhe valëvitnin flamurin e Kosovës. Mesazhi i ditës nga te rinjtë e Kosovës ishte "Besojmë në Paqe".

Me të përfunduar të veprimtarisë, Radio Vatikani bëri një intervistë me Ambasadorin Prenkaj,i cili edhe njëherë prezantoi objektivat dhe vlerat evropiane, për të cilët angazhohet populli dhe Qeveria e Kosovës. Radio Vatikani mori një prononcim edhe të përfaqësuesin e studentëve pjesëmarrës në aktivitet, Arbër Ibrahimi nga Ferizaj.