Follow us on:

Me art për liberalizimin e vizave

Në pamundësi të qarkullimit të lirë në Evropë si dhe mosnjohja e shtetit të Kosovës nga pesë vende të Bashkimit Evropian, qendra e artistëve ,,My Art” nga Prishtina në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Vjenë realizuan projektin e lobimit për njohje të pavarësisë së Kosovës dhe heqjen e vizave nëpërmjet artit.

Veçanërisht kjo iu drejtohet pesë vendeve të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës . Kjo shprehet përmes veshjeve me figura dhe flamuj të këtyre shteteve si shenjë respekti dhe kërkese. Në këtë mënyrë ata dëshirojnë të kontribuojnë si artistë pamorë në lobim për pranimin sa më të shpejtë të Republikës Kosovës në Bashkimin Evropian.

Përmes kësaj përformance audiencës evropiane iu tregua që edhe ne si popull nuk dallojmë nga të tjerët, as nga aspekti fizik e as nga ai kulturor. Këtë fakt ata e prezantuan me anë të realizimit të pikturave të ndryshme si dhe shpërndarja e materialeve informative në qendër të Vjenës.