Follow us on:

U shënua 150 vjetori i bashkimit kombëtarë të Italisë

Më 17 shkurt në sallën e Dhomës së Deputetëve të Kuvendit (Montecitorio) në praninë e Kryetarit të Kuvendit Gianfranco Finni, të Kryesuesit të Senatit Schifani, Kryeministrit Berlusconi, Këshillit të Ministrave, të autoriteteve lokale e rajonale të Italisë, si dhe në prani të korit diplomatik, Presidenti Napolitano mbajti një diskurs për hirë të 150 vjetorit të bashkimit të Italisë.

Të hënën, më 21 mars Kryesuesi i Dhomës së Deputetëve, Kryesuesi Finni uroj mirëseardhje të posacme liderës së Demokratëve të Kongresit të SHBA-ve, znj. Nancy Pelosi që udhëhiqte një delegacion  të autoriteteve të Kongresit.

Me këtë rast (150 vjetorin i basgkimit të Italisë)  u luajt koncerti i Orkestrës dhe Korit të Teatrit të Operës së Romës i udhëhequr nga dirigenti i njohur italian, z. Riccardo Muti. U luajtën pjesë të përzgjedhura të  operës Nabucco të kompozitorit të njohur Giusepe Verdi.

Po më 21 shkurt me ftesën e Abatit të Manastirtit Montecassino, Pietro Vittorelli, Ambasadori Prenkaj morri pjesë në festimin solemn të eukaristisë me rastin e festës së Shën Benediktit, Patronit (mbrojtësit) të Evropës dhe Cassinos. Këtë solemitet e udhëhoqi SH.T.P. Kardinal Mauro Piacenza, në të cilën morrën pjesë: Kryetarja e Rajonit Lazio, znj. Renata Polverini, z. Altero Mateoli, Ministër i Infrastrukturës dhe Trasportit, autoritete shtetërore të larta, rajonale dhe lokale si dhe autoritete të larta ushtarake. Në këtë ceremoni ishin prezent dhe ambasador të shtetve të Evropës pranë Selisë së Shenjtë dhe shtetit italian.