Follow us on:

U tregua përkujdesje ndaj shtatë kosovarëve të evakuuar nga Libia

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë, me të marrë lajmin nga Ambasada e Holandës në Romë, se në bordin e aeroplanit ushtarak holandez gjenden shtetas të Republikës së Kosovës, të evakuuar nga Libia, ka ndërmarrë të gjitha hapat që të marrë nën përkujdesje 7 qytetarët e Kosovës, të cilët me aeroplanët ushtarakë holandezë janë evakuuar nga Tripoli në Catania të Sicilisë.

Zyrtarët e Ambasadës vendosën kontaktin e drejtpërdrejtë me përgjegjësit për evakuim të Holandës në Catania si dhe me vetë 7 shtatë qytetarët kosovarë.

Qytetarët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë kaluar pa ndonjë pasojë.

Në orët e vona të datës 26 shkurt 2011 ata kanë arritur në  Romë dhe të nesërmen janë përcjellë për riatdhesim nëpërmjet fluturimit Romë-Tiranë.

Stafi i Ambasadës së Republikës së Kosovës falënderon kolegët holandezë si dhe ekipin e evakuimit holandez në Catania.