Follow us on:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë festoi Ditën e Pavarësisë

Romë, 17 shkurt 2011- Në shenjë të Ditës së Pavarësisë, Ambasada jonë organizoi pritje për mysafirët e saj në pallatin prestigjioz, Palazo Ferajoli – Piazza Colonna, përballë Palazo Chigi (ndërtesa e Qeverisë italiane).

Të pranishëm ishin pjesëtarë të korit diplomatik në Romë dhe pranë Selisë së Shenjtë, zyrtarë të ministrive italiane, zyrtarë të ushtrisë, karabinierisë dhe policisë italiane, si dhe miq të shoqërisë civile italiane dhe bashkatdhetarë aktivistë të Kosovës me qëndrim në Itali.

Në këtë manifestim mori pjesë Ambasadori i SHBA-ve, Sh.T. David Thorn, i cili shprehu interesimin për veshjen tradicionale të vajzave nga Shën Mitri – Kalabri. Me këtë rast Ambasadori Prenkaj shpjegoi me pak fjalë historinë e ardhjes së komuniteti arbresh në Kalabri të Italisë. Gjatë manifestimit Ambasadori Prenkaj iu tri dhuroi mirënjohje karabinierëve italianë të cilët kanë shërbyer në Kosovë.

Ishin këta karabinierë nga Bari dhe një nga Antrodoko, vendi ku jetoi dhe veproi piktori i njohur shqiptar, Lin Delija.

Ngjarja u përcoll me kuartetin frymor, i cili luajti pjesë të muzikës barok, si dhe në ekran u prezantuan fotografi nga trashëgimia e Kosovës: veshje kombëtare të rajoneve dhe komuniteteve, peizazhe, vepra të piktorëve etj.

Nga ushqimet janë inkorporuar disa elemente: ushqimi roman, ai puliez si dhe ushqime dhe verëra vendore nga Kosova.