Follow us on:

U nënshkrua Traktati Kornizë në mes Universitetit të Perugjas dhe Universitetit të Prishtinës

Delegacioni i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë në përbërje të Ambasadorit Prenkaj dhe Këshilltarit Avni Hasani vizituan Rektoratin e Universitetit të Perugjas.

Në takim kortezie me delegacionin e Universitetit të Perugjas të udhëhequr nga Rektori prof. Francesco Bistoni, u zhvillua një bisedë miqësore dhe mjaft produktive.

Mes të tjerash, Rektori Bistoni njoftoi Ambasadorin Prenkaj se në këtë universitet studiojnë 10 studentë nga Kosova në lëmenj të ndryshme të dijes.

Me shpresë të shtimit të numrit të studentëve nga Kosova, përfshirë ata universitarë dhe pasuniversitarë dhe duke qenë se Ambasada e Kosovës ka miratimin e Rektorit të Universitetit publik të Prishtinës, të drejtuar nga prof. Mujë Rugova, që të negociojë dhe fasilitojë marrëveshjet në emër të Rektoratit të UP-së, palët nënshkruan Traktatin Kornizë në mes dy universiteteve.

Rektori Bistoni shfrytëzoi rastin në ndërkohë të njoftojë delegacionin me historiatin e Universitetit të Perugjas dhe ofroi mundësinë e vizitës në bibliotekën historike të themeluar që në ditët e para të universitetit.

Universiteti i Perugjas u themelua me miratimin e Papës dhe Perandorit në vitin 1306, gjegjësisht 1308.

Shihni në vazhdim historinë e shkurtër të Univerzitetit: http://www.unipg.it/comunica/guide/frame1.html