Follow us on:

Modus Vivendi për një paqe afatgjate në gadishull

Dosido për të vazhduar paqen afatgjatë në gadishullin matanë Adriatikut, palët e interesuara, duhet gjetur mënyrën e jetesës që reflekton pranimin e dallimeve, pra një kompromis praktik të interesave konvergjente. Kjo përmbyllë njëherë e mirë zbërthimin e dhunshëm të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë.

Nga 8 njësitë e Federatës Socialiste, Kosova si njësi e barabartë kishte mbetur akoma nën trysninë e mekanizmit shtetërorë-autoritar dhe terrorist të Serbisë së Millosheviqit, gjersa në ndërkohë krijesa federale shtetërore u çthurr dhunshëm. 

Kosova tashmë ka arritur statusin final, pavarësimin nga një organizim shtetërorë i cili bëri çdo gjë për të mos pasur qytetarët shumicë të Kosovës brenda territorit të saj. Mekanizmat shtetërorë të Serbisë me veprimet e politikës së tokës së djegur, të spastrimit etnik, përmes deportimit masiv me permasa të krimit kundër njerëzimit dhe gjenocidit, mu ashtu siç bëri në Kroaci dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ishte e interesuar të posedoi territorin e Kosovës dhe jo qytetarët e saj shqiptarë. Këto veprime sistematike bënë që një herë e mirë shteti ynë fqinj (Serbia) të humb çdo të drejtë ndërkombëtare për të cilën sistematikisht po pretendon t’a ketë. Sipas kësaj të drejte ndërkombëtare, Serbia tashmë ka humbur çdo të drejtë për të qeverisur popullin e Kosovës dhe Kosovën si tërësi. Me këtë, Kosova e ka fituar të drejtën pozitive për vetëvendosje të zhdëmtuar (remedial self-determination). Pos kësaj, Kosova duhet përmendur për publikun e gjërë italian, për një kohë të gjatë dhjetë vjeçare Kosova ishte nën administrimin ndërkombëtarë të OKB-së gjë që është fakt i mjaftueshëm për t’u mos kthyer në ndonjë organizim shtetërorë me Serbinë.

Kosova shtet i Pavarur dhe Sovran tashmë ka kontratën funksionale me të gjithë qytetarët e saj pa dallim etnie, race, feje apo bindjeje. Dhe kjo çështje është fait acompli, rast sui generis i cili nuk mund të shërbei si precedent për asnjë rast tjetër në botë.

Njohja nga 74 vende, në veti nënkupton njohjen ndërkombëtare edhepse jemi të vetëdishëm se mbetet edhe një rrugë për t’u bërë drejt integrimeve në BE, NATO dhe OKB.

Republika e Pavarur e Kosovës është anëtare e Fondit Monetarë Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, CEFTA-s dhe organizmave të tjerë ndërkombëtarë. Institucionet e saja shtetërore jan ëtë bazuara në Kushtetutën dhe ligjet të cilat derivojnë nga ajo, duke vënë theks të veçantë në pakon e ligjeve që obligohen me Dokumentin e Ahtisarit, e që janë krykëputë garancë për komunitetet minoritare, gjegjësisht për komunitetin serb të Kosovës.

Kosovo “Free Territory”, një zgjidhje Quasimodo!?

Thënë të drejtën, aparati shtetërorë i Serbisë si dhe qytetarët e këtij vendi fqinj, e kishin të qartë që me 10 qershor 1999 (nënshkrimi i Marëveshjes Ushtarake të Kumanovës në mes të NATOs dhe Armatës Jugosllave dhe tërheqja e institucioneve të Serbisë nga territori i Kosovës), që Kosova ishte e hubur që atëherë. Ata u ulën mirë, përvolën mëngët, për të fituar atë që mund të fitohet. Asaj (Serbisë) i duhet nxjerrur diçka nga kjo “humbje e madhe” për t’u arsyetuar para opinionit dhe para historisë.

Në rrugën e vështirë të shtetndërtimit te Kosovës, pala serbe në mënyrë konstante ndërhynë në çështjet e brendshme të Kosovës së porsalindur. Ajo (Serbia) po mundohet vazhdimisht të manipuloi pjesëtarë të komunitetit serb në komunat me shumicë serbe, duke ofruar paga të majme një grupi të cilët vetquhen “strukturrë shtetërore e Serbisë” në Kosovë. Përpos kësaj, establishmenti shtetërorë i Serbisë ka instaluar shërbimin e inteligjencës shtetërore e cila shantazhon popullatën serbe të Kosovës. Për më tepër, edhe përkundër kritereve të vendosura nga Këshilli i Evropës për të mos furnizuar qytetarët serb të Kosovës me pasaporta biometrike, si dhe duke kërkuar që të instaloi policinë kufitare me kufinjtë e Kosovës, ajo (Serbia) shtiret kinse nuk e ka ndëgjuar këtë mesazh. Ajo po vazhdon me avazin e vjetër. Vegëzat shtetërore të  Serbisë të vendosura ilegalisht në Kosovë,e para syve të botës, po e mirëmbanë hapësirën e nevojshme për të zhvilluar kontrabandimin, duke krijuar përshtypjen e mosfunksionimit të institucioneve shtetërore të Kosovës. Çdo mallë që hynë në atë pjesë të Kosovës tenton t’i mos nënshtrohet procedurës së doganimit dhe taksasve shtetërore, kështuqë shkakton humbje të mëdha vjetore buxhetit të Kosovës, ndërsa buxhetit të vendit fqinj (Serbisë), mjetet i hynë përmes ryshfeteve që i ipen pipthave ilegale shtetërore për t’i kanalizuar atje dikund tek politika ditore e Beogradit.

Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë i është ofruar mundësia të jenë pjesë e Schengenti të Bardhë.  Bosnjës e Hercegovinës dhe Shqipërisë iu hapen dyert në fund të vitit të kaluar, gjerësa Kosova vet kërkon Roadmap për futje në udhën e liberalizimit të vizave. Në ndërkohë qyetarët e Kosovës viktimizohen nga mafia klandestine e cila prodhon viktima gjatë rrugëtimeve dhe kalimeve të lumenjëve të mëdhenjë të Evropës. Rasti i fundit ishte humbja e jetës e 16 qytetarëve të Kosovës në lumin Tisa, në kufirin serbo-hungarez.

Në këtë konstelacion, vërehet një interesim i shtuar ndërkombëtarë për të përmbyllur kapitullin e mosmarrëveshjeve të Ballkanit që përbrenda ngërthen një mori çështjesh të papërfunduara, si: lënia pezull e çështjes së Luginës së Preshevës në Serbi,  tensionimet e kohëpaskohshme në Sanxhak të Serbisë; çështja e pazgjidhur e autonomisë së hngarezëve dhe komuniteteve tjera jo-serbe, që mbetet e hapur në krahinën e Vojvodinës, etj.
 
Gjersa opcioni përfundimtarë i Serbisë mbetet ai i shkëputjes së veriut të Kosovës me modalitete të ndryshme, në këtë vazhdë çështjesh të hapura, opinion ndërtuesit ofrojnë opcione nga më të ndryshmet. Ndëgjohen opinione për ofrim të një lloj autonomie për komunitetin serb, që Hans Swoboda e bënë paralele me Republika Srpska të Bosnjë dhe Hercegovinës. Pastaj kuluaret akademike ndërtojnë opinion për një lloj oferte “Free Territory of Kosovo”, etj.

Çështja është se bisedimet për statusin final të Kosovës të ndërmjetësuara nga i Dërguari Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Matti Ahtisari, kanë zgjatur 2 vite. Në këto bisedime intenzivisht morrën pjesë përfaqësuesit e Republikës së Serbisë dhe përfaqësuesi e entitetit politik të Kosovës , aso kohe të administruar nga UNMIK-u. Edhe pas dy vitesh negociatash intenzive, pikëpamja dhe qëndrimi serb i cili konsistonte në mbajtjen e Kosovës si pjesë të saj, nuk kishte asnjë ofertë konstruktive. Ato tashmë janë shterrur dhe nuk mund të ripërsëriten, sepse ky kapitull tashmë është mbyllur.

Nga palët ndërkombëtare të involvuara në negociata, palës serbe i janë ofruar mundësi të ndryshme që Kosova të mbetet nën organizmin shtetërorë të Serbisë me modalitete të ndryshme të autonomisë, të cilat Serbia rreshtazi i refuzoi. Këto negociata rezultuan me ofrimin e Dokumentit për Statusin Final të Kosovës të nxjerrur nga UNOSEK (United Nation Office of the Special Envoy for Kosovo – Zyra e Përfaqsuesit Special të OKB-së për Kosovë). Ky ishte pikërisht dokumenti i cili shërbeu si pikënisje për përfaqësuesit legjitim të Kosovës për të shpallur Pavarësinë. Ky dokument siç theksova edhe më heret është vis maior por dhe pjesë e Kushtetutes së Kosovës, për të futur në funksion pakon e ligjeve që garantojnë të gjitha të drejtat për komunitetin serb të Kosovës.

Dhe, më duhet të vëjë në pah një çështje për publikun italian. Në mediat italiane ndëgjohen klasifikime për shpallje unilaterale. Nuk egziston shpallje unilaterale, apo multilaterale të pavarësisë. E drejta ndërkombëtare nuk njeh shpallje multilateral edhe pse Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e koordinuar me miqtë e popullit të Kosovës në mes të të cilave bënë pjesë edhe Italia. Si e tillë është shpallje e koordinuar.

Nuk ka rregull teknik në të drejtën ndërkombëtare për rrugën e arritjes së  shtetësisë. Parimisht shtetësia rrjedh nga fakti (realiteti) pra vet egzistimi, funksionimi dhe njohja nga vendet tjera. Ky parim është i fiksuar mirë në të drejtën ndërkombëtare në shekullin që e lam pas nesh.
 
Serbia dhe përkrahësit e saj theksojnë se parimi i integritetit territorial dhe “pëlqimi i shtetit amë” (tutor) rregullon çështjen e procesit të pavarësisë. Siç pohon Prof. Koskeniemi, autor i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare në paraqitjen e tij gojore në emër të delegacionit të Finlandës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, këta e kanë konceptualisht dhe historikisht gabim dhe shtron pyetjen se: A kanë lindur SHBA-të nga një proces ligjor i cili ka pasur pëlqimin e Britanisë? Apo Rusia apo Gjermania, Venezuela apo Bangladeshi. Madje edhe Serbia? Pyeti ajo Perandorinë Osmane për pavarësinë e saj?

Shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ështe në kundërshtim me  Rezolutën 1244. Ajo (Rezoluta 1244) nuk e paragjykon statusin final të Kosovës, as nuk promovon dhe as që parandalon shkëputjen e Kosovës. Ajo vetëm parashikon që, pas një faze të caktuar, të filloj një proces politik që do të çonte deri te përcaktimi i statusit final të Kosovës. Çfarë do të ishte rezultati final i këtyre bisedimeve, ishte çështje e hapur, pra si rrjedhim, pavarësia e Kosovës ishte një prej opcioneve për statusin final të Kosovës, përfundimisht.

Çfarëdo zgjidhje që do të cenonte integritetin territorial të Kosovës do të jetë një zgjidhje Quasimodo që do të mbetej mollë sherri për një eksplodim tjetër të ri në Ballkan.

Andaj respektimi i integritetit territorial të Kosovës, integrimi i plotë i komunitetit serb në përditshmërinë shoqërore e politike, dhe komunikimi normal në mes dy vendeve fqinje Kosovës dhe Serbisë, janë perspektivë e integrimeve në BE dhe në NATO.
Solucionet tjera janë jo reale!